Fitore Pacolli, në stilin e Hazir Borovcit, ka “komunikuar” me Ibrahim Rugovën.
Pas shpërfaqjes së mesazheve në platformën Viber mes anëtarëve të LDK-së të hënën në mbrëmje, Fitore Pacolli tha se partia e Ibrahim Rugovës është kthyer në “parti të skemave të organizuara kriminale”.
Ai e thirri liderin historik, të ndjerë, të LDK-së që të zgjohet.
“Qu Ibrahim e kshyr çka t’i kanë ba partisë. Nga Lidhja Demokratike e Kosovës e kthyen në parti të skemave të organizuara kriminale”, shkroi Pacolli të hënën.
“Thirru në emrin e Rugovës e organizo skema kriminale për vjedhje të votave. Me kaq e pat LDK!”, përfundoi ajo.
Në të njëjtin stil, me Rugovën komunikonte edhe Hazir Borovci, ish-kryetari i Degës së Tretë të LDK-së.
Borovci, gjatë një takimi me degën e tretë në vitin 2017, mbajti një fjalim ku fliste sikurse të kishte komunikuar me ish-presidentin pas një vizite te varri i tij.
“Të nderuar të pranishëm në mesditë i bëmë një vizitë Presidenti historik Rugova. Bashkërisht me një grup veprimtarësh të Degës së Tretë. E informuam Presidentin për 27 vjetorin për ditëlindjen e degës së tretë, degës së Presidentit”, kishte thënë ai.
“Presidenti na pyeti se si janë punët, si po shkojnë punët. E informuam për disa çështje, me të cilat nuk dua të ju ngarkojë tash juve”, kishte vazhduar Borovci.