-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

SHYQYRI MUSLIU, paralajmëron padi dhe akuzon rëndë Ministren Hajdari

Udhëheqësi i Njësisë për Politika dhe Monitorim të Ndërmarrjeve Publike, Shyqyri Musliu është i shkarkuari i fundit nga Ministrja e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike Rozeta Hajdari.

Vendimi ende nuk është bërë publik e as nuk janë bërë të dituar arsyet e shkakrimi, mirëpo Shyqyri Musliu nuk e ka ndërmend të pres vendimin zyrtarisht por ka paralajmëruar padi e publikim të fakteve për, siç thotë ai presion qe i ka bërë ministrja Hajdari e shkelje të shumta ligjore në rastin e tyre e në shkarkimet dhe emërimet e Bordeve të Ndërmarrjeve Publike.

Në një prononcim për Gazetën Infokus, Shyqyri Musliu ka treguar se hiq ma larg së dje ai ka pasur një takim me ministren Rozeta Hajdari.

Në këtë takim sipas tij ministra Hajdari i ka bërë presion qe ai në emër të Njësisë për Politika dhe Monitorim të Ndërmarrjeve Publike t’i rekomandon ministres shkarkimin e dy anëtarëve të Bordit të Telekomit të Kosovës dhe ai nuk ka pranuar një gjë të tillë duke thënë se koj është në kundërshtim me ligjin.

“Në vazhdimësi ministrja dhe stafi i saj na kanë bërë presion. Rasti i fundit ka qenë hiq ma larg së mbrëmë kur me ka ftuar në takim në zyrën e saj në ora 18:00. Në këtë takim me ka kërkuar drejtpërsëdrejti qe unë me rekomandua shkarkimin e dy anëtarëve të Telekomit. Unë nuk kam pranuar një gjë të tillë sepse është në kundërshtim me ligjin dhe këtë qëndrim ja kam shprehur edhe në takim”, ka thënë Shqyeri Musliu për Gazetën Infokus.

Sipas tij, kjo kërkesë me procedura të shpejta dhe me trusni ka ardhur për shkak së pa u ndërruar edhe dy anëtar të Bordit të Telekomit ministria nuk po mund të arrin qëllimin për shkarkimin e menaxhmentit.

Ky presion është bëtë për ta arrit kuorumin në Bordin e Drejtorëve të Telekomit dhe për të shkarkuar me procedura të shpejta menaxhmentin e kësaj ndërmarrje publike”, potencon Musliu.

Përveç kësaj, gjatë kësaj bisede për Gazetën Infokus, Shqyeri Musliu ka thënë se të gjitha shkarkimet e anëtarëve të Bordeve të Ndërmarrjeve Publike qe janë bërë deri me tani janë në kundërshtim të plotë me ligjin. Njëjtë sic thotë se edhe emërimet janë në kundërshtim të plotë me ligjin.

Sipas tij, ministrja dhe askush tjetër nuk ka të drejtë ligjorë të shkarkoj e as të emëron anëtare të Bordeve të Ndërmarrjeve Publike pa miratimin e Njësisë për Politika dhe Monitorim të Ndërmarrjeve Publike.

“Bordet e Ndërmarrjeve Publike, siç parashihet me Ligjin për Ndërmarrjet Publike nuk mund të shkarkohen pa rekomandimin e njësisë, njëjte sikurse nuk mund të emërohen pa qenë në komision një anëtar i njësisë. Pra të gjitha vendimet e ministres janë të kundër ligjshme. Këto të gjitha do të argumentohen dhe do të zgjidhen me rrugë ligjore”, ka thënë Musliu për Gazetën Infokus.

Ai ka paralajmëruar se në ditët në vazhdim do të bëj publike edhe disa fakte të tjera për presione dhe shkelje flagrante, sic thotë ai të ligjit nga ministrja, Rozeta Hajdari.

Ndër të tjera, Musliu thotë se ministrja Hajdari ka kërkuar qe në zyrën e saj të thirren bordet dhe të shkarkohen aty për aty, pa përfillur asnjë procedurë ligjore.

Po ashtu, ai pretendon se ministrja Hajdari edhe ka keqpërdorur këtë njësi dukë u thirrur në rekomandimet e tyre për shkarkime të bordeve pa poseduar një rekomandim të tillë nga njësia të cilën ai e ka udhëhequr.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img