Këngëtarja e mirënjohur e skenës shqiptare, Shyhrete Behluli, ka prezantuar projektin e ri muzikor.
“Jam Shqiptar” mban titullin kënga e re e saj, për të cilën ka bashkëpunuar me artistin turk, Sinan Akçil.
Projekti vjen i kompletuar edhe nga ana vizuale, derisa klipi është realizuar në Turqi.
Tekstin e ka shkruar Fatmir Muja së bashku me Sinan Akçil, kurse për melodinë është përkujdesur po ashtu ky i fundit.
Orkestrimi u bë nga Mustafa Ceceli dhe për pjesën me çifteli u përkujdes Fatmir Makolli – Miti Geci.
Ndërkaq, videoja e veçantë i është besuar produksionit ‘Vizion Media’.
Shyhretja dhe Sinan kanë realizuar një projekt unik për shqiptarët, ku vijnë me interpretim në shqip dhe turqisht.