1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Shumë shkelje gjatë punësimit të mësimdhënësve (Video)

Punësimi si mësimdhënës në shkollat fillore e të mesme, mbetet fushë problematike, raporton KTV.
Avokati i Popullit ka nxjerrë një raport që ka pasur për subjekt monitorimi konkurset e shpallura nga DKA-të, në muajin korrik këtij viti, ku janë evidentuar një sërë shkeljesh ligjore.
Kritere diskriminuese kanë përdorur shumica e drejtorive në komuna, kur kanë dhënë pikë shtesë për kandidatët që janë nga lokaliteti ku gjendet shkolla, konkludon raporti. KTV-ja, ka marrë qëndrimin e Komunës së Prishtinës, në konkurset e së cilës, u evidentuan si parregullsi përbërja e komisioneve intervistuese dhe kufizimi i zgjedhjes së vendit të punës.
Sipas Miranda Mullafazliut, procedurat janë zhvilluar në pajtim me ligjet në fuqi. Derisa njohës të fushës së arsimit në vend, si problematikë e shohin legjislacionin për këtë fushë.
KTV-ja ka kërkuar të marrë një qëndrim edhe nga Ministria e Arsimit,
por nuk ka qenë e gatshme që brenda ditës të komentojë lidhur me këtë temë. Raporti i Avokatit të Popullit, u është përcjellë bashkë me rekomandimet kryetarëve të 9 komunave.
Shumë shkelje gjatë punësimit të mësimdhënësve by kohanet

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img