1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

“Shumë i zemëruar dhe zhgënjyer, Sarrazin: I thashë Kurtit, secili është përgjegjës për veprimet e veta

Për Emisarin Special të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, tashmë Kosova dhe Serbia e kanë humbur besimin e perëndimit pas incidenteve në pjesën veriore të Kosovës, derisa sipas tij, komuniteti ndërkombëtar është “shumë i zemëruar dhe zhgënjyer”.

“Palët në konflikt tashmë kanë humbur një pjesë të madhe të besimit. Pavarësisht kësaj, nuk kam asnjë dyshim se KFOR-i do të vazhdojë të luajë rolin e tij me mençuri dhe vendosmëri. Ka një mandat të qartë dhe nuk ka ndryshuar. Kemi bërë thirrje për maturi. Problemi është se përderisa shumica etnike serbe në këto katër komuna veriore nuk merr pjesë në zgjedhje, problemi nuk do të zgjidhet”, tha ai për mediumin gjerman Table Berlin.

“Fillimisht, më duhet të them atë që i thashë drejtpërdrejt kryeministrit Kurti: Secili është përgjegjës për veprimet e veta. Natyrisht, presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka mbjellë mosbesim shtesë me deklaratat dhe sjelljen e tij në javët e fundit”.

Ai theksoi se vendimi i Qeverisë së Kosovës për t’i çuar kryetarët e komunave me përcjellje policore “është një gabim për të cilin ajo mban përgjegjësi politike”.

Kur pyetet për përgjegjësinë e palës serbe, diplomati gjerman thekson se “mbajnë përgjegjësi për sulmet ndaj KFOR-it dhe policisë.

“Nuk duhet të gënjejmë se këta ishin vetëm qytetarë të Mitrovicës së Veriut. Ata nuk ishin”, potencoi ai.

“Aty ka pasur huliganë, të cilët kanë ardhur edhe nga Serbia në veri të Kosovës, të cilët dinë saktësisht se si të veprojnë brutalisht kundër palës tjetër. Por duhet kujtuar gjithashtu se protestat paqësore që po i shohim prej disa ditësh janë përkrahur gjerësisht nga popullata serbe e Kosovës në veri. Sidomos nga shoqëria civile në Mitrovicën e Veriut, e cila në asnjë mënyrë nuk i përket huliganëve”, tha ai, përcjell AP.

Sarrazin ka potencuar se zgjedhjet e reja në veri “do ishin një hap pozitiv”, teksa shton se dialogu i udhëhequr nga BE-ja duhet të vazhdojë.

“Ne e mbështesim plotësisht të dërguarin special të BE-së, Miroslav Lajçak. Kancelari Scholz dhe presidenti Macron i mbështetën prerazi këto përpjekje për dialog në bisedimet e përbashkëta me krerët e shteteve nga Kosova dhe Serbia të mërkurën në Moldavi. Prioriteti këtu është kthimi në tryezën e bisedimeve, qetësimi i situatës në veri, zgjedhjet e reja dhe zbatimi i marrëveshjes bazë mes dy shteteve”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img