Site icon PrishtinaPress

Shumë dilema për paratë e Trustit

Pozita e opozitë po vazhdojnë të kenë qëndrime të ndryshme edhe sa i takon mjeteve të Fondit të Kursimeve Pensionale.

Vendimi i Trustit për t`i zhvendosur 500 milionë euro nga tregjet ndërkombëtare është përcjellë me dallime në qëndrime nga anëtarë të Komisionit Parlamentar për Buxhet.

Ndërsa njohës të ekonomisë konsiderojnë se këto mjete do të ishte mirë të orientoheshin në sferën e biznesit sepse mundëson mbushjen e arkës e shtetit.

Zhvendosja e qindra miliona eurove nga tregjet ndërkombëtare nga Trusti, ka shpërfaqur dallime të anëtarëve të Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere.

Jeta Statovci, anëtare e komisionit nga Vetëvendosje, thotë se një pjesë e mjeteve janë tërhequr dhe janë vendosur në investime shumë të sigurta të quajtura ‘Money Market’ apo janë mbajtur në banka vendore.

“Pra kjo është vetëm një tërheqje për një periudhë të shkurtër kohore derisa të ketë një stabilizim e gjithashtu të gjendet dhe hapësira që këto investime e këto mjete të futen në investime të reja, që prodhojnë një rikthim më të lartë”, thotë deputetja Statovci për RTK-në.

Ndërsa Ferat Shala nga PDK, deklaron se këto mjete do të duhej të futeshin në investime kapitale.

Exit mobile version