1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Shumë armë ilegale nëpër duart e qytetarëve, zbulohen edhe dy raste në Pejë e Gjakovë

Posedimi i armëve ilegale është një dukuri shqetësuese në vendin tonë, pasi që Policia vazhdimisht has në persona të armatosur të cilët cenojnë sigurinë e qytetarëve dhe rrezikojnë jetën e tyre.

Përpos armëmbajtjes, kosovarët janë edhe meraklinj të gjuajtjeve me armë, ku si pasojë janë shënuar shpesh herë raste të plagosjeve të qëllimshme dhe atyre nga plumbat qorr, të cilat kanë përfunduar edhe me fatalitet.

PrishtinaPress në vazhdimësi ka raportuar për qytetarët të cilët kapen në flagrancë me armë nga organet e rendit.

Gjatë ditës së djeshme janë zbuluar dhe dy raste në fshatin Dobërdol të Pejës dhe në fshatin Rashkoc të Gjakovës.

Policia në koordinim me Prokurorinë dhe me urdhër të Gjykatës, kanë bastisur dje shtëpinë e 36-vjeçarit në Dobërdol, pasi kishin marrë informacione se i njëjti posedon armë pa leje. Gjatë kontrollit, i dyshuari ka dorëzuar në mënyrë vullnetare armën e karikator dhe më pas është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Disa krisma që u dëgjuan në fshatin Rashkoc, aktivizuan Policinë të cilët dolën në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme. Pasi kanë kontaktuar me të dyshuarin, ai ka bërë me dije se në aheng familjar janë hedhur fishekzjarrë dhe nuk ka pasur të shtëna. Mirëpo ai ka deklaruar se posedon armë pa leje dhe e njëjta më pas është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. I dyshuari është shoqëruar në stacion policor, ku ka dhënë dëshminë e tij lidhur me rastin.

Pas përfundimit të procedurave policore, në të dyja rastet veç e veç, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që të dyshuarit të hetohen në liri për veprën penale ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës’.

Ndryshe, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës kushdo që mban në pronësi, kontrollon ose posedon armë në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armë të tilla, dënohet me gjobë deri në shtatëmijë e pesëqind (7.500) Euro ose me burgim deri në pesë (5) vjet.“/PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img