Ish-kryetari i Lipjanit, ende nuk ka marrë ndonjë thirrje apo ndonjë kërkesë me shkrim që ta jap nënshkrimin e tij për mbajtjen e një seance e cila do thirrej me synim që qeveria të rrëzohej, shkruan lajmi.net
“Jo, nuk kam ndonjë thirrje dhe ende nuk ka asgjë me shkrim. Unë jam për ta rrëzuar Qeverinë, por ta shohim se si po e përgatisin mocionin dhe a janë gati që ai të realizohet”, ka thënë Buja për lajmi.net
Ai ka folur edhe për arsyet që do ta shtynë ta votojë këtë mocion, duke thënë se Qeveria ka dështuar të realizojë proceset kyçe për Kosovën.
“Realisht ka shumë arsye, qeveria ka dështuar në realizmin e proceseve për të cilat veq është krijuar ky koalicion. Mirëpo mocioni është edhe pak problematik nëse mbështetet vetëm nga një parti politike, pasi mund t’i zgjatet jeta Qeverisë. Mocioni duhet të studiohet mirë, që votimi të mos dështojë”, është shprehur Shukri Buja.
Këtë mocion deri më tani e ka mbështetur edhe deputeti tjetër i PDK-së, Nait Hasani.
Nisma për Kosovën, ka marrë iniciativën që të realizohet një mocion mosbesimi ndaj Qeverisë së Kosovës, ata së pari duhet të sigurojnë 40 nënshkrime të deputetëve që të mund të thirret një seancë në Kuvendin e Kosovës.
Ndërsa, mocioni i mosbesimit konsiderohet se është pranuar, nëse për të votojnë shumica e të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës (mbi 60 deputetë).