1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Shukri Buja ftohet në Hagë

Shukri Buja, ish komandant i UÇK-së për Zonën e Nerodimes, ka bërë të ditur se sot pa dëshirën e tij ka udhëtuar me ftesë të detyruar për paraqitje nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

Ai ka thënë se UÇK ishte e shenjtë, ishte kundër pushtuesit, falë luftës së saj të armatosur dhe falë përkrahjes së aleateve në veçanti nga SHBA-të ne e gëzojmë lirinë sot.

“Lufta çlirimtare në Kosovë ishte e imponueshme, e domosdoshme dhe e drejtë, ngaqë ishte e drejtuar kundër një pushtuesi, i cili përpiqej me zjarr dhe hekur të kryente spastrimin e përgjakshëm etnik të Kosovës.

Lufta çlirimtare solli lirinë dhe pavarësinë që shumë po e gëzojnë sot, ndërsa bijtë më të mirë të këtij vendi u akuzuan dhe po mbahen padrejtësisht në burg.

Besoj në pafajësinë e bashkëluftëtarëve”, ka shkruar Buja në Facebook.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img