-0.1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

“Shuj, mbylle zhurmagji, analfabet”, eskalon debati mes Hisen Berishës dhe Dibran Hoxhës

Një debat i nxehtë ka ndodhur mes deputetit të PDK-së Hisen Berishës dhe aktivistit Dibran Hoxha, debat ky që ‘mollë sherri’ pati bashkëpartiaken e Berishës, Ganimete Musliun.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë telefonike në ‘DebatPlus’, derisa po fliste Musliu, asaj i ndërhyu ashpër Dibran Hoxha, duke e kritikuar se PDK “po shet veç moralizëm”, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Këtë ndërhyrje të Hoxhës, nuk e priti mirë Berisha, i cili iu drejtua aktivistit duke i thënë “zhurmagji” e “i padenjë”.

“Je shumë i padenjë. Zhurmagji je, i padenjë. Respekto se o ka flet një deputete. Veç zhurmon. Mbylle. Të kom përcjell vazhdimisht. Zhurmues je ti. Shuj, mbylle. Deri sa flet deputetja mbylle tash”, i drejtohet Berisha-Hoxhës.

“Nuk shuj kur m’thu ti shuj”, iu përgjigj Hoxha. “Le të mkallxon qysh ka kontribu ajo në nivelin arsimor”.

Ndërkaq Berisha ka vazhduar edhe më tutje, duke e çuar përballjen e ashpër në një nivel akoma më të nxehtë.

“Ju jeni injoranta, analfabetë. Detyrë e keni shkatërrimin e kombit”, tha Berisha, ndaj të cilit Hoxha iu përgjigj: “Qeverisjet e juaja m’kanë bo analfabet. Nuk e shani vetën m’shani mu”.

Deputeti i PDK-së vazhdoi me terma të tjerë ndaj Hoxhës, që në mënyrë indirekte i kishte për Lëvizjen Vetëvendosje, çka tha se e ka ngarkuar Hoxhën “për të zhurmu”.

“Ju jeni parti diktatorësh, po s’keni m’u rrit. Ju i keni premiset e fundit, me tradhëtinë që doni me bo me tash me Zajednicë, me plan franko-gjerman”.

“Mbylli këso palaçosh që i përgatit partia me zhurmu”, përfundoi deputeti, drejtuar moderatorit të emisionit, Ermal Panduri. /Reporteri.net/.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img