Muzicienti dhe regjisori, Visar Reka është ndarë nga jeta të hënën.
Këtë e ka bërë të ditur motra e tij, Valbona, e cila tha se Reka ka vdekur pas një sëmundje të rëndë dhe të gjatë.
“Të dashur familjarë dhe farefis i gjerë, të nderuar miq, shokë dhe kolegë, Ju njoftoj se sot, pas një sëmundje të rëndë dhe të gjatë, ndërroi jetë vëllai im, Visar Reka. Për ditën e varrimit do t’ju informoj”, ka shkruar Valbona Reka.
Reka ka lindur në Shkup ndërsa në vitin 1990 ka shkuar në Angli e më pas në Zvicër.
Gjatë vitit 1998, ai ka shërbyer si zëdhënës i UÇK-së nga Perëndimi. Ai ka qenë një prej njerëzve më të angazhuar në lëvizjen për pavarësinë e Kosovës.
Reka ka qenë ekspert i sigurisë, ndërsa në një periudhë prej 3 vitesh ka punuar si korrespondent i Kohës Javore nga Zvicra (1994-1997).
Po ashtu, ai ka qenë bashkëpunëtor i Grupit Telex dhe bendeve tjera si dhe i këngëtares Violeta Rexhepagiqi.