Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është shtyrë sërish seanca në gjykimin për rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit.
Kjo është konfirmuar për Tanjug nga Jovana Filipoviq, avokate mbrojtëse e njërës prej të akuzuarve Silvana Arsoviq
“Arsyeja e shtyrjes së sotme është se mbrojtësit e të të pandehurve nuk kanë mundur të shqyrtojnë materialet dëshmuese që prokurori ia ka dorëzuar Gjykatës Themelore, gjegjësisht kryetarit të trupit gjykues, prandaj nuk kemi mundur të shqyrtojmë pamjet nga kamerat e sigurisë, të realizuara në ditën e vrasjes së Ivanoviqit, 16 janar 2018”
“Gjegjësisht, ka shumë video materiale dhe fillimisht duhet të bëhet një përzgjedhje nga ana jonë, nga avokati mbrojtës, që të dimë nëse dhe çfarë ka të bëjë me materialin e regjistruar. klientëve tanë”, shtoi ajo.
Seanca u shty për në fund të tetorit të këtij viti.