Site icon PrishtinaPress

Shtyhet sërish ndeshja mes Prishtinës dhe Dritës

FC Prishtina ka njoftuar se ndeshja ndaj Dritës është shtyrë sërish, teksa tani duhet pritur për vendosjen e një date tjetër.

Kjo ndeshje i takon javës së tretë në Superligën e Kosovës, por ende nuk është zhvilluar – teksa deri më tani është zhvilluar edhe java e katërt.

Kjo ndeshje fillimisht u shty për shkak se Ballkani luajti kundër Shkupit në “Fadil Vokrri”, në kuadër të Ligës së Konferencës.

Tani, klubi kryeqytetas ka njoftuar se ndeshja e planifikuar për t’u zhvilluar të enjten, është shtyrë shkaku se do të luajë Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave.

Njoftimi i plotë nga FC Prishtina:

“Sërish shtyhet ndeshja Prishtina – Drita

Ndeshja e xhiros së tretë në Albi Mall Superligën e Kosovës,  FC Prishtina – Drita është shtyrë për herë të dytë.

Derisa herën e parë shtyrja erdhi për shkak të ndeshjes Ballkani – Shkupi, e cila u zhvillua të enjten e kaluar në Ligën e Konferencës në stadiumin tonë, “Fadil Vokrri”, sfida e planifikuar për të enjten që vjen është shtyrë për shkak se luan Përfaqësuesja e Kosovës (femrat).

Për datën e re të zhvillimit të këtij takimi do të njoftoheni me kohë pasi që të vendosë Komisioni i Garave”.

Exit mobile version