Nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftojnë se mbledhja e planifikuar për sot nuk do të mbahet.
Zëdhënësi, Valmir Elezi, bëri të ditur se janë në përgatitje të materialeve për mbledhje, për mbajtjen e së cilës do të bëhet njoftimi me kohë.
E njëjta gjë ndodhi edhe gjatë ditës së djeshme, me shtyrjen që u bë për shkak të konstatimit të anëtarëve se u duheshin më shumë informacione në lidhje me çështjet që do të diskutoheshin.
Në rend dite ishin një varg pikash që kishin të bënin me organizimin e zgjedhjeve në veri./PrishtinaPress/