Site icon PrishtinaPress

Shtyhet seanca për sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës

Seanca për rigjykimin lidhur me sulmin e dyshuar në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës, ku ishin të akuzuar Frashër Krasniqi, Adea Batusha, Egzon Haliti dhe Atdhe Arifi, ka përfunduar ende pa u deklaruar të akuzuarit.

Kjo për shkak të kërkesës së avokatit të të akuzuarve, Tomë Gashi, i cili kërkoi që gjyqtari Beqir Kalludra të largohet nga trupi gjykues.

Sipas Gashit, Beqir Kalludra të gjitha provat shfajësuese të këtij rasti i kishte marrë si fajësuese dhe për këtë arsye ai kërkoi që ky i fundit të përjashtohet.

Siç njofton KP, gjyqtari Kalludra tha se nuk jep dorëheqje në asnjë rast ku ai është i thirrur si trup gjykues, mirëpo për këto akuza që mori nga avokati Gashi, vendosi të shtyjë seancën për një ditë tjetër.

Exit mobile version