4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Shtyhet seanca për Fatjon Muratin, zbardhet kërkesa e pazakontë disa javë para atentatit

Është shtyrë seanca në Gjykatën e Tiranës për Fatjon Muratin dhe Kristian Gjinin të akuzuar për armëmbajtje pa leje. Shkak është bërë mungesa e avokates së Gjinit. Kurse avokati i Fatjon Muratit, një personazh i përfolur për ngjarje kriminale ka qenë në seancë.

Seanca vjen disa ditë pas masakrës në lokalin e tij ku një grua humbi jetën dhe u plagosën 5 të tjerë. Disa javë me parë Fatjon Murati, kishte kërkuar nga prokuroria një muaj leje që të dilet nga banesa nga ora 08:00-20:00 për arsye shëndetësore, por kjo kërkese e tij është rrëzuar nga prokuroria.

Si ndodhi atentati

Të shtunën rreth orës 21:05, në rrugën “Anastas Shundi”, në drejtim të lokalit në pronësi të Fajton Muratit është qëlluar me armë zjarri automatike dhe për pasojë ka mbetur e vrarë Mimoza Paja, 58 vjeçe, e cila ishte e punësuar si banakiere, si dhe janë plagosur 5 persona të tjerë.

Për kryerjen e këtij atentati, kanë marrë pjesë të paktën 5 persona. Dy persona kanë pasur rolin e vëzhguesit. Ata kanë lëvizur me motor, një ditë para ngjarjes e deri pak minuta para kryerjes së atentatit. Më pas kanjë njoftuar bashkëpunëtorët e tjerë.

Autorët janë afruar me automjetin tip BMW, me targa të huaja në rrugën “Anastas Shundi”, kanë ndaluar makinën përbri lokalit të Fatjon Muratit dhe dy nga autorët kanë zbritur nga makina duke hapur zjarr me breshëri në drejtim të lokalit. I gjithë momenti i atentatit ka zgjatur jo më shumë se 23 sekonda.

Pas kësaj autorët kanë hipur në automjet dhe janë larguar me shpejtësi në drejtim të spitalit ushtarak, kanë vazhduar në autostradën Tiranë – Durrës, kanë devijuar rrugën në mbikalimin e Vorës dhe kanë djegur automjetitn në fshatin Likmetaj.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img