Site icon PrishtinaPress

Shtyhet seanca e Kuvendit, Konjufca: Ju paralajmëroj se kjo situatë nuk mund të zgjasë pafundësisht

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka vendosur që seanca e sotme të mos vazhdojë për shkak të pengesës që i bënë deputetët e PDK-së e AAK-së.

“Nuk shoh kushte që të vazhdojmë pasi një pjesë e opozitës po insiston që kjo seancë të mos vazhdojë. Seanca vazhdon javën e ardhshme kurdo që të krijohen kushtet”.

Konjufca megjithatë ka thënë se situata të tillë nuk do të mund të shihen më.

“Vetëm se ju paralajmërojë se seancat e Kuvendit nuk mund të vazhdohen pafundësisht apo për shkak të betejave tona politike që i kemi. Megjithatë principi më i rëndësishëm i shtetit është funksionimi i demokracisë, e në kuadër të kësaj funksionimi i parlamentit është guri themeltar i demokracisë”, përfundoi Konjufca.

Exit mobile version