2.3 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Shtyhet regjistrimi i popullsisë në Kosovë

Qeveria e Kosovës ka shtyrë për dy muaj nisjen e regjistrimit të popullsisë. Kryeministri Albin Kurti ka fajësuar për vonesa Asociacionin e Komunave të Kosovës.

Në mbledhjen e Qeverisë të mërkurën, është vendosur që nisja e këtij procesi të mos nisë më 1 shtator, por më 1 nëntor.

Kurti ka akuzuar edhe ish-Qeverinë se në vitin 2011 ka kryer regjistrimin “vetëm me memorandum bashkëpunimi me një organizatë ndërkombëtare”.

“Të nderuar anëtarë të kabinetit qeveritar, me miratimin e Ligjit për regjistrimin e popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave kemi nisur një proces tejet të rëndësishëm për politikbërie në segmente e fusha të caktuara të cilat prekin përditshmërinë e qytetarëve tanë. Disa aktivitete ishin të domosdoshme për t’u përgatitur për datën 1 shtator 2023, kur duhej të fillonte regjistrimi i popullsisë. Për një proces të madhësisë së këtillë, ndihma ishte e mirëseardhur. Me mbështetjen e UNOPS-it do të ndërmerrnim hapat e parë për sigurim të prokurimit të pajisjeve të domosdoshme për procesin. Por duke respektuar Kushtetutën dhe ligjin për marrëveshjet ndërkombëtare, ne s’mund të trajtonim një bashkëpunim të tillë ndryshe veçse si marrëveshje ndërkombëtare, për dallim nga Qeveritë e kaluara që më 2011 për qëllim të regjistrimit të popullsisë, bashkëpunimin me një organizatë ndërkombëtare të cilës ia transferuan miliona euro për qëllim prokurimi e bënë me një memorandum të thjeshtë bashkëpunimi. Mënyra e tillë e bashkëpunimit e cenon shtetësinë e Kosovës. Një gjë e tillë me qeverinë tonë nuk bëhet”, ka thënë Kurti fillimisht duke shtuar se “duke pasur parasysh trajtimin e marrëveshjeve ndërkombëtare në Kuvend së fundmi e për të përshpejtuar procesin, prokurimi apo një pjesë e tij i është lënë në menaxhim Autoritetit Qendror të Prokurimit”.

Sipas Kurtit, ky autoritet ka kryer me sukses obligimin, ndërsa ka fajësuar për “rezistencë” brenda Komisionit Qendror të regjistrimit nga Asociacioni i Komunave të Kosovës.

“Edhe pse përgatitjet u bënë përkundër rezistencës të prodhuar edhe brenda komisionit qendror të regjistrimit nga Asociacioni i Komunave të Kosovës, procesin nuk mund ta fillojmë para datës 1 nëntor 2023. Pra dy muaj më vonë për shkak të pamundësisë së Agjencisë së Statistikave të Kosovës që me vonesë të shkaktuara t’i planifikonte detajet”, ka thënë Kurti në arsyetimin para marrjes së vendimit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img