Site icon PrishtinaPress

Shtyhet për të enjten vendimi i Apelit për PD-në

Gjykata e Apelit në Tiranë ka vendosur që të shtyjë vendimin për ankimin e Enkelejd Alibeajt, i cili ka kërkuar që vendimet e kuvendeve të 17 korrikut dhe 18 dhjetorit të regjistrohen bashkë.

Seanca e radhës do të mbahet pas dy ditësh, më 22 dhjetor në orën 09:00.

“Sot në datë 20.12.2022 u zhvillua seanca gjyqësore lidhur me ankimin e Partisë Demokratike të Shqipërisë. Përfaqësuesi i PD, av. Rezart Kthupi kërkoi t’i jepet një kohë prej 2 ose 3 ditë, për t’u njohur me aktet. Gjykata e Apelit Tiranë, me vendim të ndërmjetëm, vendosi të pranojë kërkesën dhe të shtyjë seancën për në datë 22.12.2022, ora 9:00”, thuhej në njoftim.

Shqyrtimi i kësaj çështje në Gjykatën e Apelit edhe në rast vendimmarrje nuk do të zgjidhte asgjë sa i takon statutit të Partisë Demokratike që njihet ligjërisht.

Në rastin më të mirë për palën e Enkelejd Alibeajt, nëse gjykata do e pranoj kërkesën, atëherë çështja do të rikthehej në shkallën e parë të gjyqësorit.

Në këtë shkallë ka edhe një vendim dhënë nga gjyqtari, Agron Zhukri që ka njohur vendimet e dala nga Kuvendi që thirri Sali Berisha më 11 dhjetor 2021./Euronews.al

Exit mobile version