2.3 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Shtyhet ndeshja mes Prishtinës dhe Trepçës

Ndeshja e pestë gjysmëfinale e “play-offit” të Superligës së basketbollit mes Sigal Prishtinës dhe Trepçës është shtyrë për 24 orë.

Në fakt, derbi i rivalëve të moçëm ishte paraparë të luhej këtë të enjte.

Por, me terminin e ri, loja u shty për të premten.

Kjo për shkak të punimeve që po bëhen për hendboll në sallën e Pallatit të Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë.

Sigal Prishtina dhe Trepça aktualisht janë baras, 2-2 me ndeshje dhe finalisti i dytë do të përcaktohet të premten.

Në finale tashmë është kualifikuar Peja, e cila e eliminoi Golden Eagle Yllin, të cilin e mundi 3-1 me ndeshje në gjysmëfinalen tjetër.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img