Site icon PrishtinaPress

Shtyhet gjobitja për shoferët me targa ilegale, Policia del me një njoftim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se do ta vazhdojnë edhe më 21 nëntor do masën e qortimit të shoferëve me targa ilegale serbe. Shqiptimi i gjobave, ndërkaq, është shtyrë për 22 nëntor.

Sipas Policisë, shqiptimi i gjobave prej 150 eurosh do të zgjasë deri më 21 janar 2023. Deri sot janë shqiptuar 1,740 qortime për shoferët që refuzuan t’i ndërronin targat e automjeteve të lëshuara nga Serbia.

“Policia e Kosovës në vazhdimësi ka përcjellë dhe vlerësuar zhvillimet në vend duke bërë vlerësime profesionale konform të cilave ka ndërmarrë masa të nevojshme, të arsyeshme dhe të ligjshme për zbatimin e ligjit dhe vendimeve të autoriteteve shtetërore të Kosovës”, thuhet ndër tjerash në njoftimin e Policisë.

Për çështjen e targave, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq kanë udhëtuar drejt Brukselit. Ndërkombëtarët po përpiqen t’i nxisin ata që të hënën ta arrijnë një marrëveshje për këtë.

Exit mobile version