3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Shtyhet ekzekutimi i vendimit dhe pezullohet aktiviteti i ndërtimit të Rrugës A

Gjykata Komerciale e ka aprovuar si të bazuar kërkesën e paditesit “Pro & CO Group” sh.p.k, për të shtyrë ekzekutimin e vendimit të komunës së Prishtinës per aktivitetin e prokurimit “Ndertimi i Rruges A – Pjesa e Pare.

Vendimi është marrë nga gjyqtarja Vlora Pacolli Rexhepi.

Vendimi i nxjerrë më 17 tetor thotë se “Gjykata po ashtu vlerësoi se shtyrja e ekzekutimit të vendimit dhe pezullimi i aktivitetit të prokurimit “Ndërtimi i Rrugës A – Pjesa e parë”, me numër të prokurimit 616-22-7096-5-1-2, iniciuar nga Autoriteti Kontraktues Komuna e Prishtinës, deri në shqyrtimin e pretendimeve të ngritura për shkeljet e pretenduara procedural është më se i dhuru që të ruhet interesi publik”, saktëson vendimi i Komerciales.

Ky vendim ka ardhur pas ankesës që në këtë gjykatë e ka bërë ndërrmarrja “Pro & CO Group” SHPK.

“Kjo pasi Paneli Shqyrtues nuk është marrë fare me pretendimin kryesor të ngritur nga ankuesi që ka të bëjë me shkelje të nenit 65 të LPP-së nga AK, duke e shpërblyer me kontratë Operatorin Ekonomik Sallahu SHPK Drejtori i të cilës është i dënuar për veprën penale Falsifikim i Dokumentit Zyrtar”, shkruhet në vendimin e Gjykatës Komerciale

“Gjyakat vlerëson se shtyrja e eksekutimit të vendimit nuk do t’i sillte dëm të paditurit apo ndonjë personi të interesuar, sepse përkundër shtyrjes se sealizimit të projektit, shtyerja e ekzekutimit të vendimit deri në vlersimin e ligjshmërisë së procedurës së prokurimit do të jetë edhe në dobi të paditurit – kundër propozuesit, sepse do të evitohej çfardo dyshimi për keqpërdorim të fondeve publike nga AK, që potencialisht do të ndikonte negatvisht në besimin e publikut ndaj AK”, thotë vendimi i Gjykatë.

Punimet do të ndërpriten deri në shqyrtimin e pretendimeve të ngritura për shkeljet e pretenduara në procesin e tenderit.

Rikujtojmë se me 27 prill të këtij viti kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, dhe ai i Prishtinës, Përparim Rama, kishin inauguruar nisjen e projektit për ndërtimin e rrugës Jim Xhema, e njohur si Rruga A.

Kontratën që peshon 8.5 milionë euro e kishte fituar kompania private nga Kaçaniku, “Sallahu SH.P.K“.

Pronari i kësaj kompanie zyrtarisht është Lulzim Sallahu, por mbrapa tij qëndron vëllau u tij, Naimi, që është i dënuar për mashtrim me prokurimin publik.

Vendimi i plotë që e ka siguruar ekskluzivisht Prishtina Press:

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img