Komiteti teknik për revidimin e listës së barnave esenciale, duke marrë parasysh kërkesën e subjekteve të ndryshme farmaceutike, vendosi që afati për aplikimet për përfshirjen e barnave të reja dhe ndryshimet ose fshirjen e barnave aktualisht të listuara, në modelin e listës të 2018 të shtyhet deri më 31 tetor të këtij viti.
Periudha e aplikimit është shtyrë për dy javë për të lehtësuar bashkëveprimin ndërmjet aplikantëve dhe Sekretarisë së Komitetit, për të siguruar që aplikacionet adresojnë në mënyrë adekuate elementet kritike për përzgjedhjen: rëndësinë e shëndetit publik, efikasitetin klinik dhe sigurinë e barit të propozuar.
Çdo aplikim duhet të shoqërohet me një formular të kompletuar të Përmbledhjes së Informacionit të Aplikacionit, të publikuar në ueb faqen e MSH-së, në rubrikën Revidimi i Listës së Barnave Esenciale.