-1.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Shtyhen seancat e gjykimit ndaj Haxhi Shalës e të tjerëve, Specialja nuk jep detaje

Pas kërkesës së palëve, seancat e planifikuara më 14 dhe 15 nëntor në gjykimin e Sabit Januzit, Ismet Bahtijarit dhe Haxhi Shalës nuk do të mbahen.

Dhomat e Specializuara nuk kanë dhë më shumë informacion mbi situatën, transmeton klankosova.tv.

Të tre, akuzohen për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare dhe frikësim gjatë procedurave penale.

Në Aktakuzë pretendohet se midis 5 prillit 2023 dhe 12 prillit 2023, të udhëzuar nga Shala, Januzi dhe Bahtijari u takuan secili më vete me një dëshmitar në dy raste.

Kjo për ta nxitur atë që të tërhiqte dëshminë ose të mos jepte dëshmi në proceset zyrtare para DHSK-së, përfshirë përmes kërcënimit të rëndë dhe premtimit për dhuratë, apo për ndonjë formë tjetër përfitimi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img