Site icon PrishtinaPress

Shtyhen meçet e boksit në “Fadil Vokrri”

Nata e boksit në stadiumin “Fadil Vokrri” është shtyrë për gjysmë ore.

Meçet ishin paraparë të nisin nga ora 19:00, por janë shtyrë për pak për shkak të reshjeve të shiut, kanë njoftuar organizatorët.

Sonte, dueli kryesor është ai i Haxhi Krasniqit, i cili do të jetë dueli i fundit i kësaj nate.

Mbetet të shihet nëse gjithçka do të nis në 19:30, apo do të duhet të shtyhet edhe më shumë.

Exit mobile version