-1 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Buy now

spot_img

Shtrenjtohet nafta pas sulmeve të Amerikës dhe Britanisë ndaj Houthi

Çmimet e naftës janë rritur për afër 4 përqind.

Sulmet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Britanisë së Madhe ndaj grupit të Houthi në Jemen kanë qenë shkas për këtë, raporton BBC, përcjell KlanKosova.tv

Nafta e papërpunuar Brent ka shkuar në 80 dollarë për barrel, çmim i cili është arritur për herë të parë në vitin 2024, pasi rebelët e përkrahur nga Irani u zotua se do të hakmerrej ndaj veprimeve ushtarake të fuqive perëndimore.

Derisa çmimi ka shënuar rritje, ai mbetet poshtë tavanit të arritur kur Rusia nisi pushimin e Ukrainës.

Në West Texas çmimi për barrel ka shkuar në 74.03 dollarë, apo rritje në përqindje prej 2.79 përqind.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img