2.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Shtrenjtohen sërish karburantet në Shqipëri, litri i naftës shkon në 2 euro

Çmimi i naftës në Shqipëri është rritur sërish sot, duke kapur një tjetër nivel rekord prej 260 lekësh [2 euro] për litër.

Shtrenjtimi me 10 lekë [0.08 euro] deri në 20 lekë [0.16 euro] brenda ditës është reflektuar në të gjitha pikat e karburanteve, pas rritjes së çmimeve nga operatorët që shesin me shumicë.

Tregtarët e lidhin situatën me rritjen e çmimeve në bursa ndërkombëtare, ku një fuçi naftë bruto kapi vlerën e 129 dollarëve ditën e djeshme. Por përveç çmimit, sipas tyre ka vështirësi edhe në sigurimin e produktit.

Prej fillimit të muajit, litri i naftës në treg është rritur me mbi 65 lekë [o.5 euro], apo thuajse çdo ditë me nga 10 lekë.

Një ndikim të madh në rritje po jep edhe zhvlerësimi i lekut në raport me valutat e huaja, raporton A2 CNN.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img