2.2 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

Shtrenjtohen kreditë në Kosovë, bankat 25.2 milionë € fitime të pastra për 3 muaj

Banka Qendrore e Kosovës (BQK) ka raportuar për shtrenjtim të kredive bankare në muajin e kaluar (mars), në krahasim më muajt paraprak.

Sipas BQK-së norma mesatare e interesit në kredi në mars 2023 ka arritur në 6.5 %, përderisa në fund të vitit që lamë pas (dhjetor 2022), norma mesatare e interesit në kredi ka qenë 2.3%.

Përndryshe, shuma e përgjithshme e kredive të aprovuara nga sektori bankar ka arritur në rreth 4.4 miliardë euro, prej të cilave mbi 1.6 miliardë euro janë kredi që kanë marrë ekonomitë familjare, përderisa rreth 2.7 miliardë euro kredi të korporatave jofinanciare.

Është interesant fakti se nga viti kaluar, ekonomitë familjare janë “zhytur” edhe me shumë borxhe ndaj bankave, ku rritja vjetore e kredive për familjet është 16.3%./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img