Site icon PrishtinaPress

Shtrenjtohen kreditë bankare në Kosovë

Bankat komerciale në Kosovë kanë shtrenjtuar kreditë për klientët.

Sipas raportit të sistemit financiar për muajin maj 2023, të përgatitur nga Banka Qendrore e Kosovës, norma mesatare e interesit në kredi ka arritur në 6.5%, krahas 6.3 % sa ka qenë në muajin prill 2023.

Përderisa norma mesatare e interesit në kreditë dhe lizingjet që jepen nga institucionet mikrofinanciare arrinë në 19.1%.

Përndryshe, vetëm në pesë mujorin e parë të këtij viti nga shtrenjtimi i kredive dhe shërbimeve, bankat komerciale në Kosovë kanë arritur fitim të pastër prej rreth 66 milionë euro.

Exit mobile version