Propozimi i ZRRE-së, për shtrenjtim të energjisë elektrike, ka ngjallur reagimin e deputetes së Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu – Kodra.
Deliu-Kodra, thotë se kjo gjë dëshmon se si do të vështirësohet jeta e ekonomive familjare dhe bizneseve në vendin tonë.
Ajo ka kujtuar deklarimet e kryeministrit Kurti, në kohën sa ishte në opozitë, duke i akuzuar qeveritë e atëkohëshme si fajtore për çmimin e energjisë elektrike në vend.
Tutje ajo shton se “ditën kur z. Kurti u ka thënë qytetarëve se “nuk ka zgjidhje të mirë: ose reduktime të energjisë, ose shtrenjtim të energjisë” ka hequr dorë nga detyra e tij për t’iu shërbyer atyre.
Shkrimi i plotë nga Blerta Deliu-Kodra:
Dokumenti zyrtar i publikuar në medie lidhur me tarifat e reja të energjisë elektrike, pas shtrenjtimit të saj, dëshmon se si do të vështirësohet jeta e ekonomive familjare dhe bizneseve në vendin tonë.
Albin Kurti, kur ishte në opozitë i fajësonte Qeveritë për shtrenjtimin e energjisë elektrike. Ai akuzonte se është Qeveria ajo që ka fajin dhe përgjegjësinë për vështirësimin e jetës së qytetarëve. Por, tani që është bërë Kryeministër, ikja nga përgjegjësia i është bërë e zakonshme.
Ditën kur z. Kurti u ka thënë qytetarëve se “nuk ka zgjidhje të mirë: ose reduktime të energjisë, ose shtrenjtim të energjisë” ka hequr dorë nga detyra e tij për t’iu shërbyer atyre.