1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Shtrenjtimi i faturave të energjisë, Rukiqi: Efekti Albin, Martin, Nagip, Ridvan and Co

Anëtari I Lidhjes Demokratike të Kosovës, Berat Rukiqi ka reaguar pas deklaratave nga shumë qytetarë lidhur me shtrenjtimin e faturave të energjisë elektrike.

Rukiqi tha se faturat e energjisë elektrike janë rritur për 70 deri në 80%.

“Efekti Albin, Martin, Nagip, Ridvan and Co. 48%  50%  70%. Te obsesionuarit me manipulim te sondazheve, i inteesojne vetem shifrat fiktive te perkrahjes, por nuk i intereson rritja reale e kostos se jeteses, per qytetaret e vendit. Nje hulumtim i thjeshte ne treg per artikujt bazik, na tregon letr pasqyre:  – 30-40 %, me shume shpenzime per vaj, miell dhe sheqer – 70- 80 %, me shume te faturat mujore te energjise elektrike (sidomos gjate sezones dimerore) -30%, me shume per peme dhe perime – 30-40 %, me shume per nafte dhe derivate te naftës”, ka shkruar ai.

Tutje, Rukiqi tha se krahas përqindjeve të rritjes së çmimeve ka edhe sanksione, izolim, ulje të investimeve kapitale e të tjera.

“Krahas ketyre perqindjeve te rritjes se çmimeve, kemi: – sanksione dhe izolim (qindra milione deme direkte dhe miliona te tjere deme indirekte nga demtimi i imazhit) – shkalla me e ulet e investimeve kapitale – renie e blerjes te njesive te reja banesore, me potencial te kolapsit te njerit nga tre sektoret me te rendesishem per ekonomine e vendit (sektori i ndertimit)- Rritje ekonomike, nen mesataren e rritjes qe e kemi pas, pas shpalljes te pavarësisë – Renie e investimeve private – Asnje rritje e buxhetit per arsim dhe shendetesi. Pernjemend te tjeret duhet t“na kene lakmi: per manipulime dhe deshtime kolosale”, tha tutje ai. /Express/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img