1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Shtrenjtim i rrymës nga 1 prilli, qytetarët frikësohen se s’do t’i përballojnë çmimet e reja

Zyra e Rregullatorit pritet ta japë dritën jeshile për shtrenjtimin e energjisë elektrike.

Nga 1 prilli, faturat e shpenzimit të rrymës qytetarët do të kenë 14% rritje nga çmimet aktuale.

Këtë paralajmërim qytetarët po e konsiderojnë si absurd dhe të papranueshëm. Ata thonë se me standardin në të cilin jetojnë, pagesa për energjisë pothuajse është e papërballueshme.

Kryesuesi i Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, Ymer Fejzullahu, thotë se plani aktual është që të ketë një rritje prej rreth 14 për qind, ndonëse ende nuk është finale.

Fejzullahu thotë se vendimi për shtrenjtimin e energjisë do të merret pas shqyrtimit të të gjitha komenteve që janë dërguar në ZRRE.

Ai po ashtu thotë se, edhe pse ka pas rënie të çmimit të energjisë në bursa botërore, ato nuk kanë qenë të mjaftueshme që të mos ketë nevojë për shtrenjtim të energjisë elektrike.

Sidoqoftë, nëse tarifat e energjisë elektrike rriten me 14%, atëherë tarifa e shtrenjtë do të jetë 7,69 cent për kilovat deri në 800 KW dhe 14,27 centë për kilovat mbi 800 KW. Tarifa e ulët do të jetë 3,29 cent për kilovat deri në 800 KW dhe 6,72 cent për kilovat mbi 800 KW.

Video KËTU.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img