Sot, ushtarët e KFOR-it janë në prezent me numër më të madh se në ditët e fundit në Leposaviq.
Portali serb i veriut, Kosovo-Online ka publikuar pamje të post-bllokut të KFOR-it në hyrje të qytetit të Leposaviqit.
Në hyrje të Leposaviqit nga drejtimi i Mitrovicës Veriore, në kthesën për në fshatin Joshanicë, ku ndodhet baza ushtarake e KFOR-it “Nothing Hill”, një numër i madh ushtarësh të KFOR-it letonez që nga mëngjesi i hershëm janë vendosur në rrugën kryesore.
Ndërkaq, një numër më i vogël janë vendosur në të gjitha hyrjet brenda qendrës së qytetit.

Para komunës së Leposaviqit janë mbledhur pak më shumë qytetarë se zakonisht, ndërsa në rrethin para ndërtesës së komunës sot në mëngjes janë ushtarë të KFOR-it hungarez dhe amerikanë, si dhe vetura të EULEX-it.