7.3 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

Shtohet përdorimi i armëve nëpër dasma, intervenon policia 

Në ditë feste për të, një ferizajas përfundoi në prangat e Policisë së Kosovës.

Kjo sepse në ahengun e tij familjar në fshatin Gërlicë të Ferizajt gjuajti me armë zjarri hiç më pak se  16 herë.

Policia rastin e ka cilësuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

“Pas marrjes se një informate për të shtëna me armë zjarri në një sallë dasmash, njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes ku brenda dhe jashtë sallës janë gjetur 16 gëzhoja. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar ku nga i njëjti është konfiskuar një armë e kalibrit  9mm. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”.

Ky është vetëm një nga rastet ku Policia e Kosovës është dashur të intervenoj pasi që është përdorur arma e zjarrit.

Vetëm brenda tri ditëve të fundit numërohen afër 20 raste ku Policia ka konfiskuar armë zjarri, pas përdorimit të tyre nga qytetarët nëpër ahengje.

Dukagjini ka kërkuar statistika se në sa raste të tilla është dashur të intervenoj Policia, por ky institucion nuk ka kthyer përgjigje.

Gjithsesi, njohësi i sigurisë, Avni Islami po thotë se krahasuar me të kaluarën, dukuria e përdorimit të armëve ka pësuar rënie.

“Duke bërë krahasimet nga viti në vit vërejmë një rënie në mënyre drastike të përdorimit të armëve të zjarrit sepse është vet vetëdijesimi i qytetarëve që ka bërë të veten dhe nuk përdorën armët nëpër ahengje të ndryshme dhe puna e organizatave, shkollat e institucionet kanë ndikuar që të rritet vetëdijesimi”, ka thënë Avni Islami – Njohës i çështjeve të sigurisë

Policia vazhdimisht po publikon fotografi të armëve të cilat po i konfiskon gjatë këtyre rasteve dhe Islami beson se gisht në, sipas tij, uljen e rasteve ka më së shumti Policia.

“Unë jam i kënaqur dhe besoj që edhe qytetaret e Republikës së Kosovës janë të kënaqur me punën profesionale dhe efikasitetin e Policisë së Kosovës sepse kur do qe lajmërohen rastet e përdorimit të armëve të zjarrit, atëherë efikasiteti i policisë është i shkëlqyeshëm”, është shprehur Islami.

Gjatë kësaj periudhe, Policia e Kosovës vazhdimisht ka apeluar që të mos përdoren armët e zjarrit gjate festimeve, përmes një fushate të quajtur “Festo me zemër, jo me armë”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img