Të premten në lokalin “Bon Vivant” ka ndodhur një përleshje e armatosur nga e cila vdiq një person dhe u lënduan rreth 20 të tjerë.
Aktualisht në Klinikën e Ortopedisë janë duke u trajtuar dy persona, njëri prej tyre e ka dorën e thyer dhe pritet t’i nënshtrohet operacionit.
Ndërkaq vajza e cila ishte plagosur dhe plumi i kishte depërtuar afër shtyllës kurrizore, sot nme dëshirën e vet është larguar nga spitali.
Këto informacione i dha drejtori i Ortopedisë, Gani Jashanica.
“Vajza e cila ishte plagosur në shtyllën kurrizore është liruar nga spitali më dëshirë të vet, ndërsa po vazhdon trajtimi i dy personave tjerëm njëri e ka dorën e thyer . Gjendja e tyre është e mirë”, tha ai.
Jashanica u pyet edhe rreth raportimeve se afër klinikës që ai drejton, ka pasur të shtëna me armë zjarri.
Ai e mohoi këtë duke thënë se ka pasur përforcime nga ana e policisë.
“Nuk ka pasur të shtëna, ka pasur vetëm përforcime nga ana e policisë, qetë është”, tha Jashanica për Express.
Lidhur me këtë rast, tre persona janë arrestuar nga Policia, ndërkaq edhe një tjetër është në kërkim.