-2.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

Shtimi i rasteve të reja me Covid-19, Valbon Krasniqi nuk e përjashton mundësinë e mbylljes totale

Valbon Krasniqi, ushtrues i detyrës së drejtorit të shërbimit spitalor pohoi se situata e pandemisë së Covid-19 është tepër shqetësuese.

Ai nënvizoi për Euronews Albania se rritja e shifrave dhe kërkesa e pacientëve për ndihmë shëndetësore ka shtuar më tej presionin tek strukturat shëndetësore.

Doktor Krasniqi tha se në të gjithë Kosovën sot numërohen 600 pacientë të shtruar në spitale, të cilët po marrin trajtim mjekësor.

Ai pohoi se nëse kjo situatë do të vijojë me këto ritme, atëherë sistemi shëndetësor do të ketë vështirësi në sigurimin e shtretërve.

“Me të vërtetë siç e thatë edhe ju, këto janë shifra shumë shqetësuese për ne, veçanërisht në aspektin klinik pasi këto shifra në rritje të vazhdueshme po e vënë nën presion shërbimin spitalor për zgjerimin e kapaciteteve në shtretër. Mund të them se ende e kemi situatën nën kontroll për sa i takon ofrimit të shtretërve dhe ofrimit të ndihmës shëndetësore. Në këto momente që po flasim kemi mbi 600 pacientë të shtruar në Klinikën Universitare në Prishtinë dhe në 7 spitalet rajonale. Tani për tani janë të përballueshme këto shifra. Para dy javësh kishim gjysmën e tyre, ndërkohë brenda këtyre dy javëve janë shtuar rastet”, tha ai.

Krasniqi tha se nëse rastet do të vijnë në rritje, atëherë nuk përjashtohet mundësia e një mbylljeje totale.

Gjithsesi, doktor Krasniqi pohoi se kjo masë mund të aplikohet vetëm atëherë kur komiteti i ekspertëve dhe epidemiologët e shohin të arsyeshme.

“Këto shifra janë shqetësues dhe tashmë pothuajse ne kemi më shumë se dy javë më shumë se 200 raste në ditë. Duke parë shifrat në rritje, qeveria e Kosovës nën rekomandimin e ekspertëve u detyrua të ashpërsonte masat. Jemi në pritje dhe këto masa duhet të japin rezultatet e tyre. Tani për tani nuk mund të pohoj një gjë të tillë, por kjo do të varet nga rekomandimet e epidemiologëve, mirëpo shifrat në rritje nuk po lënë hapësirë për të lëvizur përpara në kuptimin pozitiv”, tha ai.

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 237 raste, ndërsa shtatë pacientë kanë humbur jetën. Trendi rritës i dy javëve të fundit po ndiqet me shqetësim nga qeveria e Kosovës, e cila ka ftuar qytetarët të respektojnë masat, të ruajnë distancën dhe të përdorin maskat në ambientet e mbyllura.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img