Një burrë është arrestuar të shtunën në Shtime, pasi po dyshohet se e ka rrahur gruan e tij.
Viktimës së dyshuar i është ofruar tretman mjekësor dhe ajo së bashku me katër fëmijë është dërguar në strehimore, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.
I dyshuari është dërguar në mbajtje, me vendim të prokurorit, pas intervistimit.