3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Shtetin në gjendje lufte, izraelitët nuk i anulojnë pushimet – vijnë në Durrës

Edhe pse situata e tensionuar mes Izraelit dhe Palestinës vazhdon të jetë e rëndë ku edhe është shpallur gjendje lufte, në Durrës operatorët bëjnë me dije se grupet me turistë nga Izraeli nuk i kanë anuluar mbërritjet në Shqipëri gjatë kësaj vjeshte.

“Ne presim edhe grupe nga Izraeli. Edhe pse lufta atje vazhdon grupet nuk janë anuluar. Deri në momentet e fundit që kemi nga kontaktet me ta asgjë nuk është anuluar. Kemi grupe në fund të tetorit dhe në fillim të tetorit. Nuk e dimë si do të vijojë situata, por duhet të presim”, shprehet Arjana Isaku.

Prej isa vitesh, turistët izraelitë e kanë kthyer Shqipërinë në një destinacion të preferuar.

“Janë turistë elitarë, pasi kërkesat e tyre janë më të larta. Kërkojnë akomodim në hotele me 5 yje, kërkojnë programe më specifike, jo shumë të lodhshme dhe për shkak të moshës, por turet kulturore të përfshira gjithmonë brenda itinerarit që kanë”, shprehet Isaku.

Edhe ky mes tetori e gjen Durrësin dhe bregdetin e tij plot me turistë të huaj. Të organizuar në grupe apo të ardhur individualisht, ata janë të grupmoshave të ndryshme. Mes tyre dhe ky çift amerikan që ka zgjedhur Shqipërinë për të kaluar muajin e mjaltit.

“Jemi nga Amerika. Është hera e parë në Shqipëri dhe është bukur”, shprehet djali.

“Po kënaqemi. Ishim në Kroaci kur dëgjuam për Shqipërinë. Bëmë ca kërkime dhe kuptuam se është një vend që ia vlen të shkojmë. Dhe ja ku jemi”, shprehet vajza.

“Jemi këtu për një fundjavë të gjatë në Durrës. Vijmë nga Holanda. Erdhëm dje dhe shumë gjëra nuk I kemi parë ende, po duket bukur. Moti është fantastik dhe zgjodhëm Durrësin për shkak të motit”, thotë një holandez.

E ndërsa turistët pohojnë se janë dashuruar me mikpritjen, motin e mirë, arkitekturën e godinave të vjetra dhe natyrën e bukur, bizneset turistike në këtë sezon të zgjatur po përballen me mungesën e burimeve njerëzore.

“Meqë industria e turizmit është një zinxhir i tërë që na përfshin të gjithëve dhe është një problematikë shumë e madhe pasi asnjë punë nuk bëhet vetëm. Duhet staf. Kemi punë, por nuk kemi profesionistë. Duhet të tërheqim studentët, po dhe ata kanë nisur studimet. Ky do të jetë një sezon i vështirë dhe le të shpresojmë që vitin tjetër të dalë një kontigjent tjetër për fushën e turizmit, pasi kërkesat në këtë sektor janë të mëdha”, tha Arjana Isaku./Top Channel

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img