Brenda pak ditësh janë përmbyllur në mënyrë urgjente procedurat për marrjen me qira të 292 veturave, të cilat do të vazhdojnë t’u shërbejnë institucioneve shtetërore.
Agjencia Qendrore e Prokurimit (AQP), ka nënshkruar sot kontratën me kompaninë “Auto Mita” për marrjen me qera të 292 veturave.
Kontrata, e cila është negociuar me vetëm një kompani, vlen 164 mijë euro. Përmes saj, AQP-ja ka siguruar marrjen me qera të 292 veturave, në pronësi të kompanisë “Auto Mita”.

Sipas Dosjes së Tenderit, 119 vetura janë të modelit Dacia Sandero, ndërkaq 173 të tjera janë vetura franceze Renault Megane.
Për 292 veturat me qera, Agjencia Qendrore e Prokurimit do të paguajë 132 mijë euro në muaj.
Veturat, bazuar në Dosjen e Tenderit, janë në shërbim të dhjetëra institucionesh të nivelit qendror dhe lokal siç janë ministritë, agjencitë, kuvendet komunale, prokuroritë etj