3.6 C
Pristina
Tuesday, November 12, 2024

Buy now

spot_img

Shteti ngre alarmin, paralajmëron sulme të reja nga Serbia

Presidentja Vjosa Osmani, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, gjatë muajit të fundit kanë bërë paralajmërime për sulme të reja nga Serbia.

Kryeministri Kurti gjatë javës së kaluar në një konferencë për medie, ka folur për mundësinë e sulmeve të reja nga Serbia.

Ai tregoi se grupi i Radojiçiqit po vazhdon të riorganizohet në Serbi, duke planifikuar edhe sulme të reja në Kosovë.

“Trajnimet drejtohet nga ushtarak të pensionua serb, të cilët kanë grada të larta si gjeneral, kolonel e nënkolonel dhe të cilët kanë njohuri për Kosovën, të cilët mbase kanë shërbyer në ushtri edhe gjatë kohës së fundit në Kosovë. Ushtrimet janë duke i kryer për vendosjen e minave anti-tank në kushte dimërore dhe për snajper”, ka thënë Kurti.

“Radoiçiq po vazhdon përgatitjet për sulme të reja ndaj Kosovës, po mban takime sekrete në BIA. Pjesëtarë terroristë po paguhen nga dy mijë euro, ata po strehohen në objektet e tij. Planet për sulme tentojnë destabilizimin e vendit tonë. Në vend se të dorëzon terroristët, Serbia po shfrytëton ata për sulme të reja. Terrorizimi është sfidë për ne, por nuk do të triumfojë”.

Kurti po ashtu dha edhe detaje të tjera për disa planfikime që janë bërë gjatë nëntorit 2023 nga grupet serbe.

“Gjatë nëntorit 2023 ka pasur planifikime që të kryhet një sulm në drejtim të komunës së Zubin Potokut, me qëllim marrjen e vilës së Radoiçiqit në brigjet e Ujmanit, por këto plane janë pezulluar përkohësisht për shkak të zgjedhjeve në Serbi. Plani paraprak për sulme hakmarrëse nga PK-së kemi marrë vesh se ka ndryshuar pas intensifikimit të patrullimit të PK-së e KFOR-it rreth kufirit me Serbinë”.

Sulme ndaj Kosovës paralajmëroi edhe presidentja Vjosa Osmani.

“Të gjitha informatat që ne i kemi është se Serbia po planifikon sulme të reja. Unë do t’i informoj sot të gjithë liderët evropianë për informatat që institucionet tona të sigurisë së bashku me partnerët i kanë mbledhur në këtë drejtim, sepse këto janë alarme të cilat të gjithë ne së bashku duhet t’i marrim shumë seriozisht dhe të veprojmë si preventivë në mënyrë që Serbia të mos lejohet më ta destabilizojë rajonin tonë”, ka thënë Osmani.

Gjithashtu edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, po në këtë konferencë kishte dhënë detaje dhe i cili publikoi edhe një fotografi të Radojiçiqit, ku ai shihet i armatosur në Mitrovicën e Veriut gjatë dhjetorit të vitit 2022.

Në anë tjetër, këto ditë për sulme nga Serbia ndaj Kosovës, ka folur edhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, i cili ka thënë se Serbia është e gatshme të na sulmojë.

“Nuk kemi marrëvehjse sepse në çdo veprim, prej çështjes së targave, prej sulmit terrorist në Banjskë, shpalljes së ditës së zie, e deri te letra e Bërnabiqit që nuk e respekton integritetin territorial të Kosovës. A e dini ju çka do me thanë një shtet me dërgu letër për një shtet, tregon që është i gatshëm për me nis luftë”, ka thënë Konjufca.

Gjithashtu paralajmërime ka bërë edhe ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, i cili ka thënë se tri brigada janë të vendosura përgjatë kufirit me Kosovën.

“Këto 3 brigada kanë një tejzgjatje operacionale përgjatë kufrit me Kosovën. Kjo tejzgjatje paraqitet përmes vendosjes së 48 bazave të përparme operacionale të ushtrisë dhe xhandamërisë gjatë gjithë vijës kufitare”, tha ai.

Ai ka thënë se bazat e Serbisë, janë kërcënime ndaj vendi tonë

“Ndodhen aty prej vitesh, por janë aty për të kërcënuar, sovranitetin, integritetin territorial të vendit tonë. E kanë shumë të lehtë grupet e armatosura të futen në territorin e Kosovës. Një sinkronizim me qëllim të zhvillimit të një lufte hibride në raport me Kosovën”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img