-1.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Shteti i BE-së që s’e njeh Kosovën, një hap larg të bërit vend aleat i Putinit

Sllovakia, një prej shteteve të Bashkimit Evropian që vazhdon të mos e njohë pavarësinë e Republikës së Kosovës, do të mbajë zgjedhjet më 30 shtator.

Siç shkruan “The Guardian”, nëse sondazhet e opinionit publik janë të sakta, Robert Fico, një njeri që lavdëron Moskën dhe projekton veten si Vikto Orban, do të kthehet në pushtet, meqë ai kryeson sondazhet.

Gazeta britanike thotë se BE-ja dhe NATO së shpejti mund ta kenë edhe një ngatërrestar të ri brenda bllokut.

Robert Fico si kryeministër midis 2006 dhe 2010 dhe më pas 2012-2018, kishte sulmuar perëndimin për audiencën e tij vendase, por siç shkruan “The Guardian” ai ishte i kujdesshëm që të mos shkonte kundër status quo-së ndërkombëtare.

Fico ishte detyruar të jepte dorëheqje pas protestave masive që u organizuan pas vrasjes së dy gazetarëve sllovak në shkurt të vitit 2018, të cilët kishin qenë duke hulumtuar rreth aferave korruptive ku përfshihej qeverisja e Ficos.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img