Site icon PrishtinaPress

Shteti i BE-së ku mediat Kosovës i referohen si “Kosova e Metohija”

Përgjatë viteve radhazi politikanë e media të ndryshme serbe Kosovës i janë referuar si “Metohija” dhe kjo vazhdon edhe sot. Por siç duket, jo vetëm në Serbi po e përdorin këtë term, pasi që i njëjti, është parë edhe në artikullin e një prej mediave më të njohura në Rumani.

“Kosova dhe Metohija shënon 47 raste të reja me koronavirus”, është titulli i një artikulli në mediumin “Rador”.

“Rador” njëherit është agjencia më e madhe e lajmeve në Rumani, shtet ky që nuk e njeh pavarësinë e Republikës së Kosovës, e që siç duket, po i referohet njëjtë si Serbia, shteti fqinj i cili ka kryer gjenocid tek shqiptarët.

Kjo mund të shihet edhe në pamjet më poshtë, ku kjo agjenci ka raportuar për rastet e reja me koronavirus në vend, përcjell Gazeta Metro.

Exit mobile version