2.3 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

SHTETI I “BACAVE”, “BALAVE”, PARDON MY FRENCH!

E thirrja “bac” jehoi dje në selinë e BE-së. I drejtohej “Bacit”, këtij të madhit. Jo për patriotizëm, por për respekt – Baci e kishte mbledhë një delegacion si delegacionet kineze këtyneherë, i kishte futë në aeroplan dhe drejt e në Bruksel, siç kanë shku burrat e moçëm këtynehere me marrë fjalë nuseje, me marrë dorën, me marrë shejë. Për atë punë zgjidheshin burrat më të mirë të fisit, jo vetëm me ushtru autoritetin e epërsinë si fis, por edhe me tregu te miku harmoninë (razinë) që mbretëronte në vllaznillak.

Para nja shtatë a tetë vjetësh, vendin ku unë punoja e vizitoi një delegacion i Kuvendit të Kosovës, përkatësisht kryetari i Kuvendit, z. Jakup Krasniqi. Vartësit e tij, disa prej tyre deputetë, e thërrisnin z. Krasniqi “baci Jakup”.

Kryeparlamentarin e njihja qysh moti. Për herë të parë e kisha taku në fillim të viteve ’90 kur sapo kishte dalë nga burgu dhe kishte ardhë për ngushëllime në fshatin tim, ku kishte shumë shokë, por edhe lidhje familjare. Do me thënë, e njihja moti, edhe si gazetar më pas, por asnjëherë nuk ia kisha leju vetes ta thërrisja baci Jakup, por varësisht nga pozita që kishte. Vartësit, ndërkaq e quanin “BAC”. Bac e kishin quajtër edhe Adem Demaçin, tash po e quajnë bac edhe Anton Çettën, natyrisht edhe Adem Jasharin. E për çudi, e fatkeqësi edhe Behxhet Pacollin. Në Llap e në Ortakoll, e besa edhe në rrafsh, bacit i thonë “BAL”. Përveç Behxhetit të gjithë të tjerët i quajnë “bac” me njëfarë krenarie, me njëfarë ndjenje patriotike, e Behxhetit i thonë bac se ashtu e quajnë vëllezërit e tij më të rinj. E fjala “bac” e ka prejardhjen nga serbishtja (brace i thonë vëllait me përkëdhelje), ashtu si edhe fjala “bal” (nga brale,po ashtu vëlla me përkedhelje). As Jakupi as Bexheti s’kanë faj pse janë baca. Edhe mu dikush-dikush më thotë bac.

E thirrja “bac” jehoi dje në selinë e BE-së. I drejtohej “Bacit”, këtij të madhit. Jo për tjetër, por për respekt – Baci e kishte mbledhë një delegacion si delegacionet kineze këtyneherë, i kishte futë në aeroplan dhe drejt e në Bruksel, siç kanë shku burrat e moçëm këtynehere me marrë fjalë nuseje, me marrë dorën, me marrë shejë. Për atë punë zgjidheshin burrat më të mirë të fisit, jo vetëm më ushtru autoritetin e epërsinë si fis, por edhe me tregu te miku harmoninë (razinë) që mbretëronte në vllaznillak.

Mogherini e Avramopullos nuk besoj të marrin erë kah folklori, doket e zakonet tona. Bile ata mund të besojnë se Kosova është shtet dhe sillet si i tillë. Ata mendojnë se në delegacion kanë qenë të mjaftueshëm Presidenti (Thaçi) dhe Kryeministri (Haradinaj). Shtetet normale nuk kanë nevojë me e manifestu unitetin dhe legjitimitetin, pasi këta dy komponentë dalin nga institucionet dhe mekanizmat demokratike, përmes të cilave në të vërtetë janë zgjedhë edhe presidenti Thaçi, edhe kryeministri Haradinaj. Kjo do me thënë se Kosova do të përfaqësohej mjaftueshëm dhe denjësisht nga Presidenti dhe Kryeministri, pasi ata janë krejtësisht legjitimë. Madje, Presidenti ka shku për dialogun, përndryshe vetëm Kryeministri me ministren e integrimeve, eventualisht, do ta kishin përfaqësu vendin mjaft denjësisht. Sa për lajmin, neve si qytetarë të Kosovës do të na kishte mjaftu njoftimi nga Avramopullos.

Udhës, janë bë shumë shkelje. Së pari, komplet udhëheqja e shtetit ishte jashtë shtetit, në kundërshtim më protokollin e shtetit. Së dyti, të gjithë udhëtuan me aeroplanin privat të zëvendëskryeministrit (nuk e di nëse është shkelje, por as në rregull s’po duket), etj. Mirëpo, jemi gëzu shumë për vizat dhe i hamë edhe këto shkelje – ndoshta edhe për faktin se s’na jep kush llogari. Ajo që po më dhemb është nevoja fisnore, parapolitike me dëshmu unitet. As Trump-i, as Macron-i, as Merkel-i dhe asnjë lider serioz nuk ka nevojë me e dëshmu para botës unitetin e spektrit politik. KJo është logjikë parainstitucionale. Kosova ka pasë nevojë me formu grupe uniteti në kohën kur ende nuk e kishte shpallë pavarësinë. Tash s’ka nevojë më. Madje, grupet e unitetit janë të dëshme. Ato lënë hapësirë për kompromise, sepse ekziston grupi ku mund të kërkohet kompromisi. Nëse Kosovën në dialogun me Serbinë a me BE-në a me cilëndo palët të tretë, e përfaqëson Presidenti ose Kryeministri, ata e kanë tagrin e kufizuar për të marrë vendime. Ndërkaq grupet e unitetit bëhen vetëm për të anashkalu institucionet demokratike. S’ka pse ftohet as opozita për të qenë pjesë e ndonjë grupi të unitetit – opozita i ka mekanizmat e saj për ta mbështetë ose për ta kundëeshtu pushtetin.

Pra, Kosova nuk ka pasë nevojë sot me dërgu në Bruksel një delegacion aq të gjerë. Nuk e kontestoj meritën, vullnetin, përkushtimin, por edhe dëshirën për të qenë të pranishëm në momentin e shpaljes së vendimit të Komisionit Europian. Por, aty ku është i pranishëm Kryeministrit, pse nevojiten zëvendësit e tij. Ata, me siguri do të kenë pasë punë në Prishtinë, nëse asgjë tjetër, atëherë për ta zëvendësu shefin e tyre, pasi janë zëvendës të tij, ose së paku do të ishte desht me qenë të tillë.

Komisioni Europian, këtë lajm do ta kishte bërë të ditur edhe pa këtë vizitë – nuk besoj që Mogherini, Fayon, Avramopullos e të tjerët janë entuziazmu nga prania e burrave më të zgjedhur të fisit. Nuk janë entuziazmu as nga razia a harmonia ndërmjet tyre, e aq më pak nga thirrjet drejtu Bacit për të dalë në fotografinë e përbashkët. Komisioni Europian, përkatësisht Avramopullos (baba i çikës) ka vendosë me e dhanë dorën, me e dhanë fjalën a shejën edhe pa këtë fjalë nuseje, edhe pa burrat e fisit, që e thirrin njëri-tjetrin bac e bal.
HAJDE PËRHAJR!

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img