Site icon PrishtinaPress

Shteti evropian që kishte dënim me vdekje për puthjen në publik

Më 9 mars të vitit 1562 në Napoli të Italisë, puthja në publik u ndalua me ligj edhe u bë e dënueshme me vdekje.

Nëse autoritetet shihnin ndonjë çift duke u puthur, atëherë pasonte dënimi me vdekje.

Institucionet ishin të shqetësuara për moralin dhe shëndetin publik. Mirëpo, ky veprim ndikoi shumë pak në përhapjen e murtajës në Evropë.

Ky duket të ishte vetëm fillimi i historisë së ndalimit të puthjeve në publik. Në vitin 1910, Franca ndaloi puthjet në stacione pasi ato konsideroheshin se po vononin mjetet e transportit.

Përgjatë historisë kontrollimi i marrëdhënieve seksuale ka qenë shpesh pjesë e censurave.

Në Britani të Madhe në vitin 1439, Mbreti Henry VI ndaloi puthjen në përpjekje për të ndaluar përhapjen e një sëmundjeje në mbretërinë e tij.

Si për ironi, edhe pse jo e sanksionuar me ligj, por 458 vite më vonë që nga akti i Napolit dhe 581 vite nga ai i mbretit britanik, sot njerëzit janë këshilluar që të shmangin përqafimet për shkak të koronavirusit. /kp/

Exit mobile version