4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Shteti duhet t’i mbrojë zyrtarët e lartë, thonë ekspertët e sigurisë

Milazim Gashi, kryetar i Bordit të Asociacionit të Kriminalistëve të Kosovës dhe ekspert i sigurisë ka thënë se është detyrë e shtetit që t’i mbrojë funksionarët e lartë të tij.
Në emisionin Ora e Fundit në Klan Kosova, Gashi u shpreh se Murat Meha, kryetari i Komisionit Qeveritar për Demarkacionin me Malin e Zi, do të duhej të mbrohej nga autoritetet kompetente.
“Bordi i Asociacionit të Kriminalistëve, ka bërë një analizë të rasteve të tilla si ai që ndodhi me Murat Mehën në pronën e tij. Shteti duhet t’i mbrojë njerëzit që kanë pozita të larta në shoqëri. Meha do të duhej të ishte i mbrojtur familjarisht. Shteti duhet të ofrojë siguri për personat kyçë”, ka deklaruar Meha.

Duke folur për hedhjen e gazit lotsjellës të martën në Kuvend, ai tha se këtij institucioni po i mungon siguria dhe se ekspertët kanë rekomanduar skanerë më të mirë.
“Është dobësi e institucionit, të ndodhë hedhja e gazit lotsjellës disa herë. Mund të kishim pasur viktima në njerëz. Ne kemi sugjeruar që të vendosen skanerë të tjerë, që e kontrollojnë personin në tërësi. Edhe Kosova duhet ta ketë një skaner me performanca shumë të mira. Këta skanerë kushton shtrenjtë, por më e rëndësishme është siguria e institucioneve”, është shprehur Milazim Gashi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img