Site icon PrishtinaPress

Shteti amerikan Kansas e nderon Kosovën për 17 shkurt

Ish-ambasadori i Kosovës në Francë, Qëndrim Gashi ka bërë të ditur se shteti amerikan Kansas e ka shpallur 17 shkurtin 2023 ‘Ditë të Pavarësisë së Kosovës’.

Ai në Facebook shkroi se Guvernatorja e Kansasit e mori këtë vendim me rastin e 100 vjetorit të lindjes së senatorit tashmë të ndjerë, Bob Dole.

“Nder dhe privilegj i jashtëzakonshëm që Guvernatorja e Kansasit e ka shpallur 17 shkurtin 2023 “Ditë të Pavarësisë së Kosovës” në Kansas, me rastin e 100 vjetorit të lindjes së Senatorit të ndjerë Bob Dole dhe mbajtjes së serisë ”Ndërtimi i Demokracisë në Shekullin e 21-të”, të cilën kam kënaqësinë ta udhëheq”, ka thënë Gashi.

Exit mobile version