Site icon PrishtinaPress

Shtetet anëtare të Kartës së Adriatikut mblidhen në Nju Jork, merr pjesë edhe Gërvalla

Ndihmës Sekretarja e Departamentit të Shteitt për Çështjet evropiane dhe euroaziatike, Yuri Kim, ka shkrua për takimin që kanë mbajtur me rastin e 20 vjetorit të partneritetit në mes të anëtarëve dhe vendeve vëzhguese të Kartës së Adriatikut, shkruan Gazeta Express.

Në këtë takim ka marrë pjesë dhe shefja e diplomacisë kosovare, Donika Gërvalla-Schwarz dhe emisari për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Kim ka thënë se është rënë dakord që të vazhdohen puna në dekadën e ardhshme për sigurinë dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor si dhe integrimin dhe bashkëpunimin rajonal.

“Urime për 20 vjet partneritet midis anëtarëve dhe vëzhguesve të Kartës SHBA-Adriatik (A5). Ne ramë dakord të vazhdojmë punën tonë në dekadën e ardhshme për sigurinë dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor, si dhe integrimin dhe bashkëpunimin rajonal. Ne gjithashtu rikonfirmuam se do të vazhdojmë të qëndrojmë në solidaritet me Ukrainën”, ka shkruar Yuri Kim.

Karta e Adriatikut është një organizim i formuar nga Shqipëria, Kroacia, Maqedonia e Veriut dhe Shtetet e Bashkuara me qëllim të ndihmës në përpjekjet e tyre për t’u anëtarësuar në NATO. Karta u nënshkrua më 2 maj 2003 në Tiranë nën kujdesin e Shteteve të Bashkuara. Kosova është shtet me statusin e vëzhguesit dhe ka aplikuar për anëtarësim nga viti 2012.
Exit mobile version