2 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

Shtete anëtare të BE-së mbështesin aplikimin e Kosovës për anëtarësim

Kosova sot zyrtarisht ka dorëzuar tek presidenca Çeke, aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Pas aplikimit, të cilësuar historik nga nënshkruesit Vjosa Osmani, Albin Kurti e Glauk Konjufca, disa shtete anëtare të BE-së e kanë uruar Kosovën për këtë aplikim dhe i kanë ofruar mbështetje.

Ministri i Jashtëm i Austrisë, Alexander Schallenberg, tha se aplikimi për anëtarësim nga Kosova është një hap vendimtar në rrugën drejt integrimit evropian.

“Një perspektivë e besueshme e BE-së për Ballkanin Perëndimor është një nga forcat lëvizëse për stabilitet dhe prosperitet në rajon. Ne vazhdojmë t’ju mbështesim në përpjekjet tuaja për reforma!”, shkroi ai në Twitter.

Ministri i Punëve të Jashtme të Estonisë, Urmas Reinsalu, tha se shteti i tij është i gatshëm ta mbështesë Kosovën në rrugën drejt integrimi në familjen e madhe evropiane.

“Kosova ka dorëzuar aplikacionin për anëtarësim në BE. Estonia është e gatshme të mbështesë Kosovën në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian”, ka shkruar Reinsalu.

Edhe Finlanda ka premtuar mbështetje për Kosovën. Ministrja për Çështjet Evropiane, Tytti Tuppurainen, ka thënë se angazhimi i Kosovës ndaj vlerave evropiane është shumë e rëndësishmë në këto ditë.

“Jam e kënaqur ta shoh Kosovën duke aplikuar për anëtarësim në BE sot. Ju jeni pjesë e familjes sonë evropiane. Finlanda vazhdon t’ju mbështesë në zbatimin e reformave dhe procedimin në integrim. Angazhimi juaj i fortë ndaj vlerave evropiane është veçanërisht i rëndësishëm në këto ditë!”, ka deklaruar ajo.

Ministria e Jashtme e Lituanisë gjithashtu mirëpriti aplikimin.

“Mirëpresim sot një hap historik nga Kosova drejt BE-së. Ju mund të llogaritni në mbështetjen e Lituanisë në këtë rrugë”, u tha në cicërimën e kësaj ministrie.

Edhe kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq, tha se mirëpresin kërkesën e Kosovës për aplikim në Bashkimin Evropian.

Plenkoviq, teksa ka uruar presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti, ka bërë të ditur se do të vazhdojnë të ofrojnë përkrahje për Kosovën.

“Mirëpresim kërkesën e Kosovës për anëtarësim në Bashkim Evropian dhe i urojmë suksese në rrugëtimin e tyre evropian! Ne do të vazhdojmë të ofrojmë mbështetje dhe të ndajmë përvojat kroate”, ka shkruar Plenkoviq.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img