Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas të huaj në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, nën dyshimin se ka kryer vjedhje në qershor të këtij viti.
I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Aeroporti i Prishtinës 12.06.2023-09:41. Lidhur me rastin me datë 05.07.2023 është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i huaj pasi që i njëjti dyshohet se kishte kryer vepre e lartcekur. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.