Një shtetas i Gjermanisë ka sulmuar dy zyrtarë policorë në Ferizaj.
Policia njofton se lëndime kanë pësuar të tre, derisa i dyshuari është liruar pas intervistimit.
“SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR- Rr.Ahmet Kaqiku, Ferizaj 12.08.2023 – 0:35. Raportohet se është arrestuar një i dyshuar mashkull-shqiptar shtetas i Gjermanisë, pasi që i njëjti ka shkaktuar kundërvajtje në komunikacion dhe nën ndikim të alkoolit nuk ka zbatuar urdhrat e zyrtarëve policorë. Njësiti policorë me forcë ka futur nën kontroll personin në fjalë, gjatë kësaj dy zyrtarë policorë dhe i dyshuari kanë pësuar lëndime dhe më pas kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit rasti iniciohet si më lartë, pas intervistimit i dyshuari është liruar. Rasti është duke u hetuar.”